Sugjerimi i Presidentit Donald Trump që vendet të dërgojnë anijet e tyre luftarake, të cilat në koordinim me forcat detare ta mbajnë Ngushticën e Hormuzit “të hapur dhe të sigurt” nuk ka sjellë asnjë angazhim të menjëhershëm, ndërsa çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm për shkak të luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.
“Shpresojmë që Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar dhe të tjerë, që preken nga ky kufizim artificial, do të dërgojnë anije në zonë në mënyrë që Ngushtica e Hormuzit të mos jetë më një kërcënim nga një komb që është copëtuar plotësisht”, shkroi Trump në një postim në platformën e tij Truth Social.
Liu Pengyu, një zëdhënës i Ambasadës së Kinës në SHBA, tha se “të gjitha palët kanë përgjegjësinë për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të papenguar me energji” dhe se Kina do të “forcojë komunikimin me palët përkatëse” për uljen e tensioneve./kb
