Last Updated on 12/11/2025 by Klara
Në Spitalin Universitar të Traumës, u trajtua me sukses një frakturë të qafës së femurit me cist unikameral te një pacient 13-vjeçar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, bën me dije në një njoftim se ndërhyrja u krye me teknikë miniinvazive, nën kontroll të vazhdueshëm të aparaturës C-ARM për saktësi maksimale intraoperative duke ruajtur vaskularizimin dhe zonën e rritjes së kockës, për një shërim të shpejtë dhe të sigurt.
Falë profesionalizmit të mjekëve dhe teknikave bashkëkohore kirurgjikale në trajtimin e patologjive te fëmijët, u sigurua stabiliteti i menjëhershëm kockor dhe rezultati i duhur për pacientin.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka investuar për rinovimin dhe fuqizimin e strukturave shëndetësore me pajisje të teknologjisë së lartë në Spitalin Universitar të Traumës.
Investimet e MSHMS në infrastrukturë dhe teknologji në SUT, kanë bërë të mundur zgjerimin e kapaciteteve për shërbime të reja, duke krijuar kushte shumë më të mira për stafet mjekësore dhe për pacientët për marrjen e shërbimit./ K.M
