Pamje tronditëse të kamerave të trupit të një polici po qarkullojnë në internet, të një sherri të 15 nëntorit në një autostradë në Nevada, SHBA, që rezultoi në vdekjen e një djali 11-vjeçar. Sipas NYPost, videoja rrëqethëse, e publikuar nga Departamenti Metropolitane i Policisë së Las Vegasit, tregon njerkun, Valente Ayalas, duke i bërtitur me dëshpërim një oficeri të tronditur se djali i tij i njerkut, Brandon Dominguez, është i vdekur në sediljen e pasme të makinës së tij, pas një debati të nxehtë në një autostradë të zonës së Las Vegasit.
Njerku po u bërtiste i dëshpëruar oficerëve të policisë: Fëmija im ka vdekur. Djali im! ku më pas u rrëzua në autostradën e Nevadës, ndërsa në të njëjtën kohë autori i dyshuar u dorëzua dhe pranoi veprimet e tij.
Si ndodhi ngjarja tragjike?
Ayalas po e çonte djalin e tij 11-vjeçar në shkollë në orën 7:30 të mëngjesit kur ai dhe 22-vjeçari Tyler Matthew Jones filluan të lëviznin agresivisht drejt njëri-tjetrit përgjatë një korsie trafiku në autostradën ndërshtetërore 215 të mbingarkuar në Henderson, sipas policisë.
Ndërsa njerku bërtiste nga paniku, Jones, i cili ishte ai që tërhoqi këmbëzën dhe plumbi nga arma e tij vrau djalin, iu afrua me qetësi oficerit, i vuri duart pas shpine dhe i tha ta çonte në burg.
“E qëllova, shoku im”, i tha Jones oficerit. Më vonë ai pranoi se ishte 100 për qind faji i tij: Nuk e dija që kishte një djalë të mallkuar në sediljen e pasme dhe e vrava.
Pamjet prekëse tregojnë njerkun e rraskapitur duke u rrëzuar në autostradë, duke bërtitur, ndërsa oficeri sheh fëmijën e qëlluar në sediljen e pasme.
Policia e Henderson tha se grindja ndodhi kur dy burrat ulën xhamat e automjetit të tyre për t’i bërtitur njëri-tjetrit në autostradë, dhe më pas Jones dyshohet se qëlloi në makinën e viktimës.
Njerku më pas përplasi automjetin e autorit të krimit, duke i detyruar të dy makinat të ndalonin në mes të rrugës, ku dy burrat dolën dhe u përfshinë në një tjetër përleshje shpërthyese.
Një oficer policie i Las Vegasit që po kalonte aty pranë e ndërpreu sherrin dhe i vuri prangat Jones, i cili më vonë u akuzua për vrasje të paqëllimshme dhe vrasje me makinë. Djali i vogël u shpall i vdekur në vendngjarje. m.p.
