Agjencia hapësinore amerikane, NASA ka ndërmarrë një program të ri. Ajo ka nisur rekrutimet e reja për misionet e saj speciale.
Institucioni i famshëm në të gjithë botën ka hapur programin e antarësimit dhe u bën thirrje të gjithë ekspertëve ose pasionantëve të udhëtimeve kozmike, se tani kanë një shans për t’u bërë pjesë e ekipit më prestigjoz në botë, sa i takon udhëtimeve hapësinore.
Nasa është e interesuar për rekrutantë specialisht për misionet në Hënë dhe po kërkon astronautë të rinj për të shtuar stafin në këtë sektor. Plani është dhe për krijimin e një baze të re hapësinore, lokalizuar në satelitin Hënë për të observuar tokën nga aty dhe për të krijuar një komuinitet të ri ‘lunar’./k.m
