Last Updated on 07/10/2026 by EL
Projektligji i Qeverisë shqiptare për tregjet e kriptoaseteve ka mbërritur tashmë në Kuvend, ku pritet të diskutohet mes deputetëve para miratimit final. Drafti përmban mjaft risi për një sektor që konsiderohet i parregulluar në Shqipëri.
Këshilli i Ministrave: Projektligji ka si qëllim të rregullojë subjektet dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin e kriptoaseteve dhe tokenave të parasë elektronike, si dhe veprimtaritë e ndërmjetësimit të kriptoaseteve, të tilla si operimi i një platforme tregtie, këmbimi, kujdestaria, marrja dhe transmetimi i urdhrave, ekzekutimi i urdhrave, hedhja në treg, transferimi, këshillimi dhe administrimi i një portofoli kriptoasetesh.
Drafti synon të përshtatet plotësisht me rregulloren e BE-së për këtë fushë, për shërbimet e investimit, pagesave dhe parasë elektronike.
Këshilli i Ministrave: Kërkesat rregullatore ndaj këtyre subjekteve përfshijnë mbajtjen e një kapitali minimal, kërkesa mbi qeverisjen e korporatave, konfliktin e interesit, sigurinë kibernetike dhe operacionale, masa për mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e abuzimit me tregun, si dhe zbatimin e politikave për parandalimin e pastrimit të parave.
Debati parlamentar në komisione duket se ka nisur tashmë, pa përfunduar procedurat zyrtare.
Sipas Qeverisë, nisma u mundëson bizneseve inovative shqiptare të veprojnë mes rregullash të qarta, të qëndrueshme dhe të barabarta me ato të BE-së. /et
