Një përplasje virtuale ka shpërthyer në rrjetet sociale mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, dhe avokates Adriana Kalaja.
Shkak është bërë një postim i aktivistit Mariglend Doçi në Facebook, ku ai ka publikuar një foto të një mesazhi, për të cilin pretendon se i ka mbërritur nga llogaria e ish-deputetit Spaho. Mesazhi përmban një gjuhë vulgare drejtuar aktivistit.
Postimi ka marrë reagimin e avokates Adriana Kalaja, e cila, duke iu referuar Spahos, ka komentuar: “Ky doli me i ndyre se te tjerët”.
Reagimi i Kalajës nuk ka kaluar pa përgjigje nga ish-deputeti demokrat. Spaho i është kundërpërgjigjur duke e akuzuar avokaten se në të kaluarën ka përdorur të njëjtën gjuhë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Adriana Kalaja harrove sa ma ke share Berishen kur nuk te beri Avokate te Popullit? A do qe ti publikoj cfare me ke shkruar se ende i kam ne telefon?”, shkruan Spaho./ad

