Pavarësisht rikthimit në fushë pas dëmtimit me një tregolësh, për Robert Lewandowski-n nuk do të ketë më vend te Barcelona në përfundim të këtij sezoni.
“The Guardian” raporton se emri i parë në listën e Barcelonës për të zëvendësuar Lewandowski-n është Harry Kane, i cili mund të largohet në fund të këtij sezoni nga Bayern për një klauzolë rreth 65 milionë euro.
Edhe pse është përfolur shumë për Julian Alvarez, argjentinasi duket një opsion i pamundur për katalanasit. Ndërsa Karl Etta Eyong, është mëse i arritshëm, por kurrsesi nuk mund të jetë një zëvendësues i Lewandowski-t. m.p.
