Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare stilisti i njohur hollivudian, Bob Mackie, duke lënë pas mbesën e tij, Alyssa Townsend. Djali i tij, Robin, u nda nga jeta në vitin 1993.
Lajmi u konfirmua nga ekipi i Mackie përmes një postimi në platformën “Instagram”.
“Me zemër të thyer ndajmë lajmin se z. Bob Mackie u nda sot nga jeta. Ai i jetoi 87 vitet e tij plot, duke realizuar ëndrëën e vetme që kishte: të bëhej stilist dhe kostumograf. Dizajnet e tij gjeniale dhe të jashtëzakonshme do të jetojnë përjetë, duke sjellë bukuri në këtë botë”, shkruhet në postim.
Ai ndërroi jetë në Palm Springs, Kaliforni, si pasojë e një komplikacioni nga pneumonia.
I lindur në vitin 139 në Long Angeles, ai zbuloi pasionin dhe talentin për modën që në moshë të hershme. Pas divorcit të prindërve kur ai ishte vetëm dy vjeç, ai u rrit nga gjyshërit, të cilët e nxitën drejt artit.
Mackie konsiderohej si një nga stilistët më të njohur të kostumeve në Hollyëood dhe u bë veçanërisht i njohur falë bashkëpunimit të tij afatgjatë me Cher. Gjatë karrierës së tij, ai veshi dhjetëra yje, përfshirë Carol Burnett, Tina Turner, Barbra Streisand, Diana Ross, Liza Minnelli, Ann-Margret dhe Bette Midler.
Ndër veshjet më të famshme renditet fustani ikonik i ceremonisë së çmimeve Oscar në vitin 1986, një krijim ekstravagant me pupla të zeza që hyri në historinë e tapetit të kuq. Mackie shpesh kujtonte se sekreti i veshjeve të tij për Cher ishte guximi.
“Nëse tmerrohesh nga ajo që vesh, nuk do të mund ta mbash kurrë me sukses.”
Përgjatë karrierës së tij, Mackie u vlerësua me nëntë çmime Emmy (nga 32 dominime gjithsej), tre nominime për Oscar për filmat “Lady Sings teh Blues”, “Funny Lady” dhe “Pennies From Heaven”, si dhe me çmimin Tony në vitin 2019 për kostumografinë e mbi 450 veshjeve për muzikalin “The Cher Show”. Gjithashtu, ai u anëtarësua në Television Hall of Fame në vitin 2002./Mxh
