Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha në një konferencë për shtyp se vendimi për të mbajtur një samit në Budapest mbi luftën në Ukrainë u nda midis presidentëve rusë dhe amerikanë, Vladimir Putin dhe Donald Trump.
“Ishte një dëshirë e përbashkët “, u përgjigj ai kur u pyet se kush e hodhi idenë për takimin.
“Procesi i paqes për Ukrainën ka ngecur dhe situata kërkon ndërhyrjen e udhëheqësve të Rusisë dhe SHBA-së, por duhet të përgatitet me kujdes”, theksoi Peskov, duke shtuar: “Në të vërtetë, pauza aktuale kërkon ndërhyrje në nivelin më të lartë. Por kjo ndërhyrje duhet të përgatitet mirë”.
Lidhur me raportet se Moska i ka dërguar një “letër sekrete” Uashingtonit me kushtet e saj për zgjidhjen e çështjes ukrainase, Peskov theksoi se “Rusia e ka bërë këtë në mënyrë të përsëritur. Detajet e qëndrimit tonë janë të njohura. Ato janë formuluar me shumë qartësi nga presidenti ynë dhe janë të njohura mirë”./kb
