Last Updated on 15/11/2025 by EL
Në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, është duke u mbajtur edicioni i 28 i Panairit të Librit, një eveniment që kanë marrë pjesë shumë personalitete dhe dashamirës të librit.
Edhe Ministrja për Evropën dhe Punën e Jashtme, Elisa Spiropali ka marrë pjesë në këtë edicion, e shoqëruar nga dy fëmijët e saj Kren dhe Nalta.
Spiropali ka ndarë foton në rrjetet sociale me dy fëmijët e saj, teksa del nga Pallati i Kongreseve.
Postimi i plotë i Spiropalit:
Lexo të njohësh veten.
Lexo të afrohesh me botën.
Lexo të luftosh vetminë.
Lexo të ndihesh i lumtur.
Lexo të refuzosh banalitetin.
Lexo të mahnitesh me mendjen njerëzore.
Lexo të kesh guxim.
Lexo ta kuptosh dhe përballosh të ligën.
Lexo të adhurosh të mirën.
*Panairi i 28-të i Librit./e.t
