Last Updated on 24/03/2026 by EL
Libani ka tërhequr akreditimin për ambasadorin iranian duke i dhënë atij afat deri ditën e dielë për t’u larguar, nga vendi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministria e Jashme e vendit, ku Youssef Raggi, ministri i jashtëm Libanez u shpreh përmes një deklarate të publikuar në “X” se:
“Sot i kërkova Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve të thërrasë të Ngarkuarin me Punë iranian në Liban, për ta informuar atë për vendimin për tërheqjen e miratimit të akreditimit të ambasadorit të emëruar iranian, Mohammad Reza Sheibani, dhe për ta shpallur atë person non grata, duke e detyruar të largohet nga territori libanez deri më 29 mars 2026.”
Nuk është dhënë asnjë arsye specifike për këtë vendim të marrë, por në fillimin e e luftës lëvizjet e Libanit për të ndaluar aktivitetin e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe për t’u kërkuar iranianëve të marrin viza për të hyrë në vend, kanë qenë të vazhdueshme.
Po ashtu Teherani ka tërhequr ambasadorin libanez në nga Irani./et
