Një skandal i ri me përmasa të mëdha, që ndërthur korrupsionin, zhvatjen e fondeve publike dhe veprimtarinë kriminale, pritet të shpërthejë së shpejti. Burime bëjnë me dije se në themel të këtij skandali qëndron çështja “Akshi”, e cila ka degëzime shumë më të thella sesa është raportuar deri më tani.
I ftuar ne nje studio televizive ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi tha se figura qendrore në këtë rrjet të dyshuar kriminal është Ergys Agasi, i cilësuar si “strumbullari” dhe “koordinatori i botës së krimit ordiner dhe shtetëror”.
Sipas Prençit, Sfida kryesore për Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe drejtuesin e saj, Klodian Braho, do të jetë arrestimi dhe vendosja e Agasit para drejtësisë.
Dëshmia e tij konsiderohet vendimtare, pasi besohet se mund të zbardhë të gjithë skemën dhe të ekspozojë implikimin e zyrtarëve më të lartë. Prençi tha se nëse Agasi do të bashkëpunojë me drejtësinë, Kryeministri i vendit mund të thirret për të dëshmuar në gjykatë.
Kjo do t’i hapte rrugë një hetimi të thelluar mbi justifikimet publike të kreut të qeverisë për figura të afërta me të, si kryebashkiaku Erion Veliaj, por veçanërisht për zyrtaren Mirlinda Karçanaj.
Kjo e fundit u mbrojt nga Kryeministri, i cili e cilësoi si “të pastrehë”, por ajo zotëron disa prona të regjistruara në emër të ish-partnerëve të saj.
Deklarata e plotë:
“Shumë shpejt do të plasi një skandal tjetër dhe atje do të lexohen ndërthurjet e veprimtarisë të korrupsionit dhe zhvatjes së fondeve publike dhe veprimtarisë kriminale.
Kur ajo të dalë, s’është autoriteti im për ta provuar, është autoriteti tjetër.Ndaj dhe thashë, sfida e SPAK-ut, e Klodian Brahos, është që të jetë në pranga dhe të jetë para drejtësisë për të dëshmuar Ergys Agasi. Është strumbullari, koordinatori i botës së krimit ordiner dhe i krimit shtetëror.
Dhe nëse Klodian Braho do ta realizojë këtë në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, së bashku me drejtorin e ri të policisë, i cili personalisht, nga njohjet që kam unë prej shumë vitesh, është një person me integritet, por nëse do përdoret politikisht, do të jetë fundi i karrierës së tij dhe dështim i plotë, nëse ai do vazhdojë të punojë me integritetin që ai ka patur si oficer policie dhe nëse do të vendosë para drejtësisë Ergys Agasin, do të jetë shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Shqipërisë për të dalë në shesh gjithçka.
Atëherë do të provojmë kryeministrin e Shqipërisë sepse patjetër që do thirret, në mos në SPAK, sepse nuk e ka detyrim për të shkuar, mund t’i shkojnë në zyrë, në gjykatë do thirret patjetër.
Atëherë do të habiten shqiptarët se si kryeministri i Shqipërisë do të justifikojë Erion Velinë që e përmendi në Greqi dje, ndërsa ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë nuk e përmendi që rri në burg prej një vit e gjysëm për llafe pazari e për gjëra të vogla, ndërkohë që përmend Erion Velinë që në 11 vite ka shpërdoruar fondet publike të kryeqytetit të Shqipërisë.
Dhe nuk e përmendi Mirlinda Karçanajn, të cilës i justifikoi që është pa shtëpi, në një kohë ku për çdo burrë ka katër shtëpia. Sepse edhe ajo si Rama i ka ndërruar bashkëshortët dhe bashkëjetuesit, po kjo pak rëndësi ka se nuk më duhet, ajo është çështje private.
Por të thuash që është pa shtëpi kur me burrin e parë ka katër shtëpi dhe me burrin e dytë ka tre shtëpi e tre vila etj
Dhe kryeministri i Shqipërisë i thotë shqiptarëve që ajo s’ka shtëpi, ndërkohë që shtëpia ku banon është e saja dhe ka kushtuar 370 mijë euro. Dhe është paguar me para. Ndërkohë është paguar nga paratë e Akshit.
Më pas e ka vendosur në emër të një personi anonim, thjesht për të lidhur kontratë qiraje, si për të rezultuar që jam në shtëpi me qira. Mekanizmi më i turpshëm dhe kryeministri i Shqipërisë del edhe e justifikon publikisht.
