Lufta ne Iran ka hyrë këtë të martë në ditën e 32, që nga fillimi i sulmeve të koordinuara të SHBA dhe Izraelit kundrejt Iranit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se lufta ka kaluar “gjysmën” e saj (në aspektin e misioneve).
Ndërkohë raportohen sulme të reja mes Izraelit dhe Iranit, përfshirë ndërprerje energjie në Teheran dhe një sulm me dron ndaj një tankeri nafte në Dubai. Nga ana tjetër Irani vijon me planet për tarifa ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit
Donald Trump vazhdon kërcënimet me shkatërrimin e infrastrukturës energjetike dhe ujore të Iranit nëse nuk arrihet marrëveshje, duke pretenduar për bisedime “serioze”. Irani mohon negociatat, ndërsa rikthehen edhe kërcënimet ndaj Ishullit Kharg, mes dyshimeve nëse këto deklarata janë strategji presioni apo blof./kb
Artikulli i MëparshëmKursi i këmbimit valutor, 31 mars 2026
Artikulli Tjetër Të rrisësh taksat është ku e ku më e lehtë se sa t’i ulësh
