Last Updated on 12/11/2025 by Monika
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Zall Bastar, ku një automjet ka rënë në humnerë. Për pasojë, dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:10, në fshatin Zall Bastar, automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit M. D., rreth 45 vjeç dhe B. H., 50 vjeç, ka rënë në humnerë.
Si pasojë kanë humbur jetën të dy këta shtetas.
Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./MXH
