Last Updated on 21/04/2026 by Anisa
Gazetari Arben Manaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për luftën në Iran, bisedimet që po zhvillohen në Islamabad dhe qëndrimin e Britanisë së Madhe dhe evropianëve, të cilët i quajti irrelevantë në lojën e madhe.
Manaj tha se si qytetar britanik, ndihet i zbuluar nga rreziqet që paraqet Irani apo Rusia dhe kritikoi Keir Starmer që nuk iu bashkua SHBA-ve.
“Lajmi më i fundit, është që iranianët kanë lënë të kuptohet se do të marirn pjesë, pasi JD Vance është nisur. Nesër në darkë mbaron armëpushimi, do të jetë ose fillimi i fundit, ose fundi i fillimit të diçkaje tjetër. Amerikanët kanë investuar dhe kanë një qëllim. Iranianët janë shkatërruar deri diku. E dinë se kanë të bëjnë me një President atipik, të paparashikueshëm, por nuk besoj se diplomacia amerikane është aq naive dhe e papërgatitur kur i hyn aventurave, pa patur qëllim dhe pa arritur aty ku do.
Një nga objektivat e tyre, është kufizimi i kapacitetit bërthamor. Negociatat e nesërme amerikanët kanë kërkuar 20 vjet, mendoj se mund të arrihet 3.5 vite të marrëveshjes së mëparshme që Trump hodhi poshtë. Ndoshta ky do të jetë element kompromisi. Dobësimi i aftësive të raketave balistike, amerikanët e kanë dëmtuar. Nuk u intereson shumë amerikanëve.
Çështja e Hormuzit është e lidhur me kinezët.
Administrata nuk e ka hallin me Putinin, apo humbamenot në Paris dhe Londër, që nuk zgjidhin dot problemet e kanalit të La Manshit, këta janë irrelevantë në këtë lojë të madhe. Është e frikshme se si fuqi të tilla kanë dalë kaq irrelevante. Trump nuk i ka në refene. Ajo që më shqetëson edhe si shtetas britanik, se luftëra të padrejta ka patur historikisht. Starmer thotë Amerika nuk na pyeti, etj. Po deri sot që e ndoqe Amerikën? Ku janë interesat kombëtare të Britanisë së Madhe që nuk iu bashkua Amerikës?
Kemi të bëjmë me një Amerikë në NATO që ka mbrojtur sigurinë e kontinetit, ti si britanik dhe Francë je i zbuluar ndaj një sulmi rus.
U fol që këto raketat balisitike iraniane mund të sulmonin Parisin apo Londrën. Vetëm sistemet amerikanët mbrojnë. Kur sheh që ke një Trump të paparashikueshëm, për mua ka dështuar aksioma, kur nuk e mund dot tjetrin, bashkoju. Edhe si shtetas ndihem i zbuluar.
Sa i përket Trump, mendoj se ato objektiva që ai ka, me hir ose me pahir do ti realizojë”, deklaroi Manaj.
