Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan një Evropë të “varur” ose një “shërbëtor”, por një partner.
“Ne nuk duam që Evropa të jetë e varur, nuk i kërkojmë Evropës të jetë një shërbëtore e Shteteve të Bashkuara”, tha ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Bratislavë, me kryeministrin sllovak Robert Fico.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së këmbënguli se është në interesin e Shteteve të Bashkuara të kenë një Evropë të fortë në një kohë kur marrëdhëniet transatlantike po kalojnë një periudhë trazirash.
Të shtunën në Mynih, në një fjalim para Konferencës së Sigurisë, Rubio u bëri thirrje evropianëve të bashkohen pas vizionit të presidentit amerikan për rendin botëror dhe të mbrojnë qytetërimin perëndimor, të cilin ai e sheh të kërcënuar nga imigracioni masiv dhe rënia kulturore dhe industriale, ndërsa në të njëjtën kohë të mbështesin një lidhje të ripërtërirë me një Evropë “të fortë”.
Rubio pritet të zhvillojë një vizitë edhe në Budapest të Hungarisë, ku do të takohet më kryeministrin Viktor Orban. /Kb
