Last Updated on 04/11/2026 by Klara
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka deklaruar se, ngërçi institucional në Kosovë ka penguar në zbatimin e reformave që lidhen me integrimin evropian.
Kos thekson se, së fundmi Kosova ka intensifikuar zbatimin e agjendës së reformave. Ajo thekson gjithashtu se, BE-ja e mirëpriti zgjedhjen e presidentit të ri.
“Kosova ka vijuar të mbetet e përkushtuar ndaj rrugës së saj evropiane, duke gëzuar një nivel të lartë mbështetjeje publike. Ngërçi institucional ka ndikuar në zbatimin e reformave që lidhen me Bashkimin Evropian gjatë periudhës së raportimit. Megjithatë, së fundmi Kosova ka intensifikuar zbatimin e agjendës së reformave. BE-ja mirëpriti zgjedhjen e presidentit të ri dhe shpresojmë që rivendosja e stabilitetit institucional t’i mundësojë Kosovës të përparojë”, u shpreh Kos./k.m
