Ditën e sotme duke nisur nga ora 10:00 do të zhvillohet provimi i tretë i Maturës Shtetërore, ai i lëndës së matematikës.
26 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot testimit të njohurive për lëndën e matematikës, në një provim që do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Më parë maturantët kanë zhvilluar provimet e Gjuhës së huaj dhe Gjuhës shqipe e letërsisë. Ndërsa ka mbetur për t’u zhvilluar dhe provimi i lëndës me zgjedhje, më 23 qershor./kb
