Last Updated on 12/05/2026 by EL
Shqipëria do të integrohet në Bashkimin Europian pavarësisht sfidave.
Kryeministri Edi Rama Rama theksoi se nuk ka asnjë plan B, përveç rrugës së integrimit.
Gjatë firmosjes së marrëveshjes për linjën e re të financimit prej 20 milionë eurosh me Bankën Europiane të Investimeve për të mbështetur bizneset e vogla e të mesme shqiptare në inovacion, kreu i qeverisë u ndal te synimi i palëkundur i vendit tonë për t’u bërë pjesë e BE.
“Pse vazhdojmë të këmbëngulim, të presim me padurim të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian?. Kam një përgjigje shumë të thjeshtë; sepse nuk ka alternativë përkundrejt lirisë, lirisë individuale dhe shtetit të së drejtës, çka nënkupton, barazisë përpara ligjit. Shqipëria kurrë nuk ka pasur një plan B. Shqipëria kurrë nuk i ka hedhur sytë në një drejtim tjetër sepse ne e dimë prej historisë sonë, e kemi mësuar në kurriz që çdo plan i mundshëm B apo C, është plan pa liri individuale dhe pa barazi përpara ligjit”, tha ai.
Drejtoresha e Bankës Europiane të Investimeve Nadia Calvino tha se do të shtohen financimet për ekonominë shqiptare me 60% si një shtysë e rëndësishme për të arritur standardet për integrimin në Bashkimin Europian.
“Kemi investuar tashmë 1 miliard euro deri më tani në Shqipëri me një ndikim shumë të fortë në fusha të cilat janë pranë jetës së qytetarëve si; transporti, energjia, uji dhe zhvillimi i teknologjive dixhitale .Aktualisht po mbështesim modernizimin e hekurudhave shqiptare,t ë rrjetit hekurudhor, gjithashtu sistemin e ujësjellësit në Tiranë, infrastrukturën urbane në Shqipërinë e Veriut për të përmirësuar kushtet e jetesës, nderlidhshmërinë rajonale dhe turizmin dhe në 2026-ën synojmë të rrisim financimin tonë në këtë vend me 60%. Siç e thashë një moment më parë kjo tregon vendosmërinë e palëkundur e angazhimin e Bankës Evopiane të Investimeve për të mbështetur rrugëtimin shqiptar drejt Bashkimit Evopian”, tha jo.
Financimi i Bankës Europiane e Investimeve pritet të krijojë më shumë mundësi financimi për bizneset shqiptare, veçanërisht për projektet që fokusohen në teknologji, transformim digjital dhe ekonomi të gjelbër./et
