Last Updated on 21/07/2026 by EL
Salarjon Totaj, bashkëshorti ish-ministres së Jashme dhe deputetes së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, është paraqitur në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Totaj është fotografuar brenda godinës së Policisë së Tiranës, teksa mban në dorë një çantë të zezë dhe është i fokusuar në celularin e tij.
Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së bashkëshortit të Elisa Spiropalit në ambientet e Policisë së Tiranës.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi këtë paraqitje, ndërsa pritet një reagim nga Policia e Tiranës për të sqaruar rrethanat.
Kujtojmë që më herët, Totaj ka mbajtur për 5 vite me radhë postin e drejtorit të Ujësjellësi të Fierit./et
