Last Updated on 28/10/2026 by EL
Studentët nuk ndalen në revoltën e tyre kundër qeverisë edhe sot më 28 tetor.
Ata po protestojnë para Ministrisë së Arsimit, si dhe disa grupe të tjera po marshojnë në rrugët e Tiranës.
Disa prej protestuesve ndodhen pranë zonës së njohur si Zogu i Zi.
Studentët vijojnë marshimin në rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Studentët shprehen se largimi i Ramës nga qeveria do i hapte rrugë ndryshimeve thelbësore për Shqipërinë./et
