Presidenti rus Vladimir Putin u prit me një ceremoni të ngrohtë dhe plot ngjyra në kryeqytetin kirgiz, Bishkek.
Putini, i cili u përshëndet nga presidenti i Kirgizstanit, Sadyr Japarov, u mirëprit nga njerëz të veshur me kostume tradicionale, të cilët prezantuan racën autoktone të qenve Taigan, shqiponja të arta, kalorës kirgiz, si dhe muzikantë e kërcimtarë që krijuan një atmosferë festive.
Dy presidentët pritet të zhvillojnë bisedime zyrtare të mërkurën, ndërsa të enjten do të mbahet samiti i liderëve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO).
CSTO-ja është një aleancë rajonale sigurie e udhëhequr nga Rusia dhe përfshin Armeninë, Bjellorusinë, Kazakistanin, Kirgizstanin dhe Taxhikistanin./mxh
