Last Updated on 20/11/2025 by EL
Të gjitha subjektet tregtare që oprojnë online në Shqipëri do të kenë detyrimin që të bëjnë më shumë transparencë për aktivitetin e tyre,Në projektligjin për procedurat tatimore parashikohet shtimi disa kritereve për veprimtarinë e ushtruar nëpërmjet internetit.
Në kushtet e zhvillimit të shpejtë të ekonomisë digjitale është e nevojshme të përcaktohet qartë se veprimtaria e ushtruar nëpërmjet internetit përbën veprimtari ekonomiko-tregtare dhe i nënshtrohet detyrimit për regjistrim dhe tatim, duke shmangur çdo keqinterpretim nga subjektet që operojnë elektronikisht dhe duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë. Në këtë projektligj propozohet gjithashtu detyrimi i publikimit në faqet e internetit I të dhënave identifikuese të subjekteve që ushtrojnë këtë veprimtari si NIPT, emër, adresë e numër telefoni). Kjo masë synon parandalimin dhe shmangien e detyrimeve fiskale dhe krijon një mjedis më të drejtë dhe konkurrues për të gjithë aktorët ekonomikë. Për më tepër, në rast se këto detyrime nuk zbatohen në ligj parashikohet edhe mundësia e pezullimit të faqes së internetit.
Për të zbatuar këto detyrime është parashikuar zgjerimi i penaliteteve për subjektet e paregjistruara. Kur administrata tatimore do të identifikojë persona, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare, pa u regjistruar në QKB, do të ketë të drejtë të vendos masën e bllokimit të mallrave dhe detyron personin të regjistrohet menjëherë në QKB, si tatimpagues i tatimit mbi vlerën e shtuar. Masa e bllokimit hiqet pas kryerjes së regjistrimit për veprimtarinë ekonomike.
Një tjetër kufizim në kuadër të rritjes së transparencës dhe luftës ndaj evazionit është bërë edhe për përdorimin e parave cash. Reduktimi i pragut për pagesat me para në dorë ndërmjet bizneseve, nga 150 mijë lekë që është aktualisht, në 100 mijë lekë .Po ashtu është parashikuar vendosja e një kufiri prej 500 mijë lekësh lekësh për transaksionet me para në dorë./e.t
