Këngëtarja e njohur Melinda Ademi ka ndarë sot me ndjekësit një moment të ndjerë, duke përkujtuar nënën e saj në përvjetorin e pestë të vdekjes.
Në një foto bardhë e zi, ku shfaqet duke buzëqeshur pranë të ëmës, Melinda shpreh dhimbjen që ndjen edhe pas pesë vitesh:
“5 vite pa ty! Pusho në paqe, mami… deri sa të takohemi përsëri, engjëlli im.”

Edhe pse ky përvjetor e gjen artisten në kulmin e karrierës së saj, ajo shpesh ka lënë të kuptohet se mungesa e nënës mbetet një dhimbje e thellë që nuk shuhet./mxh
