Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas ndërhyrjes së Policisë Kufitare në Dhërmi, ku u bllokua një skaf që lëvizte pranë zonës së pushuesve dhe u gjobit me 5000 euro.
Përmes një reagimi publik, Kikia përshëndeti veprimin e policisë, duke theksuar se qytetarët mbështesin masa të forta ndaj çdo shkelësi që rrezikon jetën e pushuesve në bregdet.
“Ka skaf tjetri. Ditë e diel dhe del për plazh në Dhërmi. Por si shqiptar që është, nuk i ngjit fare shëtitja me skaf po nuk e panë të tjerët që ai ka skaf…”, shkruan Kikia, ndërsa kritikon lundrimin pranë zonës së sigurisë ku ndodheshin pushuesit.
Ai thekson se ndërhyrja e Policisë Kufitare të Vlorës ishte reagimi i duhur pas denoncimeve të qytetarëve dhe medias online.
“Ju lumshin duart ‘çuna’! Keni mbështetjen e çdo qytetari normal të këtij vendi për këto veprime. Bjeruni, pa asnjë dallim”, shprehet më tej gazetari.
Reagimi i plotë:
