Kancelari gjerman Friedrich Merz akuzoI Rusinë se po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë dhe Europën, gjatë fjalës së tij në konferencën kombëtare të social-kristianëve bavarezë, partisë simotër të kristian-demokratëve që ai drejton.
“Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës ka tronditur thellë rendin europian të paqes dhe ne shohim se Rusia dëshiron të destabilizojë Gjermaninë çdo ditë. Në fund, ne shtrojmë pyetjen nëse në Europë vlen forca e ligjit, sërish ligji i më të fortit?“, tha Merz.
Përveç armiqve të jashtëm, Merz paralajmëroi edhe për presionin e rrezikshëm që po i bëhet vendit nga partitë ekstremiste të brendshme, duke theksuar përgjegjësinë e qeverisë për të shtyrë përpara reforma të thella ekonomike me qëllim blindimin e stabilitetit social të Gjermanisë.
Ky qëndrim i ashpër vjen pas incidentit të 4 gushtit 2026 në aeroportin e Leipzigut, ku fluturimet u paralizuan nga dronë të dyshimtë, një ngjarje për të cilën Gjermania akuzoi drejtpërdrejt Moskën dhe që shënon vetëm një pjesë të një vale provokimesh hibride që kanë prekur së fundmi edhe vende të tjera të NATO-s, veçanërisht ato pranë kufirit me Ukrainën./mxh
