Last Updated on 11/08/2025 by adminfjala
Ksenofon Konomi, pronari i tufës me kuaj të qëlluar disa ditë më parë në malin e Llogarasë, ka folur lidhur me këtë ngjarje ku dhe ka akuzuar autoritetet për fshehjen e saj.
Për mediat, Konomi mes lotësh ka rrëfyer se Policia nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe u ka bërë thirrje që autoritetet të “lëvizin nga vendi” dhe të ndëshkojnë autorët.
Fillimisht, ai tha se mendoi se bëhej fjalë për një sulm nga kafshët e egra, por kur pa plumbat në shpinën e kafshëve kuptoi se tufa e tij, me të cilën mbante familjen, ishte qëlluar me armë zjarri.
“Unë quhem Ksonofon Konomi banues në Dukat fshat, siç kam deklaruar në 22 kuaj që ishin në malin e Llogarasë janë goditur me armë gjahu çifte, janë gjetur plumbat në kurrizin e kafshës, me veteriner ke me të gjitha kemi shkuar dhe përveç mungesës së policisë që nuk ka ardhur në vendin e ngjarjes, as te të plagosurat as te vendet që janë kafshët. Ku nuk të shkon mendja përderisa gjen kafshët me plumba.
Nga doli kjo kafshë me plumb në gojë, megjithatë Zoti qoftë dëshmitar. Ushqehesha me ato. Mbaja bletët, mbaja turistat, ndihmoja. Shkoja me mushka u shërbeja. Çfarë konkurrence, për një budallik që më mori në qafë. Për 5 kuintal ujë që ka pas lera”, ka thënë ai mes lotëve.
Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë Policia e vlorësp ërmes një njoftimi zyrtar tha se shtetasi me ininciale K.K, u paraqit në Komsiariat dhe denoncoi se dy prej kuajve të tij kishin pësuar dëmtime të shkaktuara nga arma e gjahut.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori dhe po punojnë për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, pasi ditën e djeshme, shtetasi K. K., banues në Orikum, ka bërë kallëzim se në malin e Llogarasë, ku mban të lëshuar një tufë me kuaj, ka konstatuar se dy prej tyre kanë pësuar dëmtime, dyshohet nga armë gjahu”, njofton Policia.
Me një njoftim të dytë autoritetet e qytetit bregdetar sqaruan se lidhur me këtë ngjarje dhe në vijim të verifikimet rezultoi se vetëm njëri prej kuajve ishte dëmtuar dhe se autori u procedua në gjendje të lirë.
“Në vijim të dokumentimit të plotë për rastin e referuar në Prokurori, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, ku në territorin e parkut të Llogarasë, fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të shtetasit K. K., 46 vjeç, por nga verifikimet rezultoi se ishte dëmtuar njëri prej tyre, të cilit i ishin shkaktuar disa dëmtime nga armë gjahu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar dhe nisjen e procedimit penal në ngarkim të tij, konkretisht ndaj shtetasit S. M., 55 vjeç, banues në Orikum. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua, për ekzaminime të mëtejshme, edhe një armë gjahu në pronësi të shtetasit S. M”, thuhej në reagimin e dytë të Policisë së Vlorës.
Ndërkohë që burime për mediat bënë me dije se një tufë me 22 kuaj ishte qëlluar me çifte, ku katër prej tyre ishin vrarë, tre kishin mbetur të plagosur, ndërsa disa prej kuajve nuk ishin gjetur.
Fillimisht u tha se konkurrenca mes pronarëve të guidave të ishte bërë shkak i kësaj ngjarje, por me këtë deklaratë të dhënë së fundmi nga vetë pronari i kuajve Ksenofon Konomi bie poshtë kjo pistë. Pasi ashtu si ai pretendon kuajt janë qëlluar vetëm për faktin që shkonin pinin ujë./e.t
