Milani ka triumfuar 1-0 ndaj Lazios, në duelin e javës së 13-të në Serinë A.
Pjesa e parë u dominua nga kryeqytetasit, por nuk prodhoi gola.
E dyta ishte tjetër histori. Milani u shfaq më kërkues dhe gjeti avantazhin me Leaon në minutën e 51-të.
Këtë avantazh, Milani e ruajti deri në fund, për të marrë një fitore të artë.
Fundi ishte dramatik. Lazio pretendoi për penallti, por arbitri pas rishikimit në VAR, akordoi faull për Milanin, ndërsa Allegri u ndëshkua me të kuq për protesta.
Ky sukses i ngjit kuqezinjtë në krye me 28 pikë, në pritje të duelit mes Romës dhe Napolit.
Lazio mban vendin e tetë me 18 pikë./ K.M
