Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Atalantës, në ndeshjen e javës së nëntë në Serie A.
Pavarësisht se kaluan të parët në avantazh me golin e Riccit, kuqezinjtë ishin me fat që morën një pikë.
Atalanta barazoi në pjesën e parë me Lookman dhe ishte dominuese.
Gjuajtja te rasti i golit, ishte e vetmja në portë për skuadrën e Allegrit.
Me këtë barazim, Milani mban vendin e tretë me 18 pikë, ndërsa Atalanta renditet e shtata me 13 pikë. /K.M
