Elisaveta Treska do të jetë shefja e re e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, i njohur edhe si “Sanatoriumi”. Emërimi dhe prezantimi i saj me stafin spitalor është bërë sot, nën kujdesin e zëvendësministres Eugena Tomini.
Ministria e Shëndetësisë ka ndarë pamje nga momenti i prezantimit të Treskës me stafin dhe thotë se nga sot, drejtimi i këtij institucioni të rëndësishëm shëndetësor i është besuar asaj.
Ndërkohë, Tomini ka falenderuar dhe i ka shprehur mirënjohjen dhe prof.dr. Silva Bala, për kontributin e dhënë ndër vite në përmirësimin e shërbimeve të spitalit, i hapur 90 vite më parë si një shërbim për të sëmurët me tuberkuloz. m.p.
