Kushtet atmosferike kanë vështirësuar lëvizjen e automjeteve në ultësirën e Krujës, ku mjegulla e dendur ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë në një hapësirë të gjerë, nga Thumana deri përtej Rinasit.
Situata kërkon kujdes të veçantë nga drejtuesit që përshkojnë këtë aks rrugor, veçanërisht ata që lëvizin mes veriut të vendit dhe kryeqytetit.
Për shkak të dukshmërisë së kufizuar, udhëtarët këshillohen të shmangin shpejtësinë e lartë, të mos kryejnë manovra të rrezikshme dhe të mbajnë hapësirën e nevojshme mes automjeteve.
Mjegulla mbetet një faktor rreziku në rrugë, ndaj respektimi i rregullave të qarkullimit dhe vigjilenca gjatë drejtimit janë thelbësore për të parandaluar aksidentet./k.m
