Last Updated on 28/09/2025 by adminfjala
Stina e nxehtë që lamë pas nuk solli ndryshime të mëdha krahasuar me vitin e kaluar. U evidentuan sërish problemet e zakonshme shëndetësore, të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, goditjet në tru, alergjitë, sëmundjet respiratore dhe astma bronkiale.
Mjeku Laidon Shapo, specialist i Shëndetit Publik, thotë për emisionin “Klinika 24” në Report Tv, se është vënë re një paradoks, mungesa e vitaminës D, edhe pse dielli ka qenë më i fortë.
Sipas Shapos, kjo lidhet me çrregullime të metabolizmit. Përsa i përket vjeshtës dhe dimrit, ai thekson rëndësinë e vaksinimit te grupet më të rrezikuara, pasi dy nënvariantet e reja të COVID-19, Nimbus dhe Stratus, janë tashmë të pranishme. Personat që nuk janë vaksinuar prej kohësh ose nuk kanë rënë në kontakt me këto variante, nuk kanë më kujtesë mbrojtëse./e.t