Santiago Gimenez ka zbuluar një detaj interesant për Luka Modric, gjatë një transmetimi “live” në TikTok: “Sapo mbërriti te Milani, na dhuroi të gjithëve nag një cellular të ri. Kur hymë në dhomën e zhveshjes, secili kishte një iPhone të ri në vendin e vet. Ai na e kishte blerë. Zakonisht, kur një lojtar i ri vjen, duhet të këndojë para të gjithëve, por ai zgjodhi të bëjë këtë gjest”.
Modric, që tashmë është bërë simboli i Milanit, po shkëlqen edhe në moshë të avancuar. Ai është përshtatur në mënyrë perfekte me sistemin e Allegrit, duke ndriçuar lojën me klas, por edhe ndihmuar në mbrojtje, një cilësi thelbësore në futbollin modern.
Kroati ka fituar gjithçka në karrierë, por nuk ka humbur kurrë përulësinë, tipar që dallon kampionët e vërtetë. Pas viteve të lavdisë te Real Madridi, tani po udhëheq një Milan që kërkon rilindjen, pas sezonit zhgënjyes dhe jashtë kupave europiane. m.p.