Last Updated on 15/11/2025 by Monika
Kombëtarja shqiptare ka përmbyllur përgatitjet për ndeshjen ndaj Anglisë, e cila do të zhvillohet të dielën. Seanca e sotme stërvitore nisi me një moment të veçantë brenda grupit: Armando Broja dhe Myrto Uzuni mbajtën një fjalim para skuadrës, lidhur me situatën e krijuar pas sfidës me Andorrën.
Trajneri ka konfirmuar se Broja nuk ishte i kënaqur me zëvendësimin në atë takim. Nga reagimi i lojtarëve, duket se sulmuesi ka kërkuar falje, pasi fjalimi i tij u prit me duartrokitje nga e gjithë skuadra.
Ky moment është konsideruar një hap i rëndësishëm për qetësimin e situatës dhe forcimin e harmonisë brenda ekipit. Më pas, stërvitja vijoi normalisht, me fokus të plotë te sfida e radhës kundër Anglisë./MXH
