Gjatë ndeshjes Skënderbeu–Lushnja, e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë së Parë, kishte momente paniku në tribunën qendrore të stadiumit në Korçë.
Takimi u ndërpre nga gjyqtari pasi një tifoz korçar shfaqi probleme shëndetësore. Stafi mjekësor i Skënderbeut reagoi menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë.
Pak çaste më vonë, ambulanca ndërhyri me urgjencë dhe e transportoi të dëmtuarin drejt spitalit. Deri tani nuk dihet identiteti i tifozit dhe as gjendja e tij shëndetësore./E.T
