Last Updated on 17/10/2026 by EL
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka nisur sërish sulmet me gurë dhe sende të tjera ndaj efektivëve të policisë.
Këta të fundit janë kundërpërgjigjur vazhdimisht me sasi të madhe të gazit lotsjellës si dhe janë vënë në dispozicion dy autobotë me ujë për të bërë të mundur shpërndarjen e qytetarëve.
Gjatë këtyre tensioneve ka pasur sërish një të shoqëruar. Siç shihet në video, personi ndodhet i shtrirë në tokë dhe merret nga disa efektivë të policisë.
