Gazetari Poli Hoxha ka diskutuar në një studio televizive me deputetin e PD-së, Gjin Gjoni dhe pedagogen Arsejda Gjyli, lidhur me debatet brenda Partisë Demokratike, për vijimësinë e aksionit opozitar.
Gazetari Poli Hoxha tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka u ka kërkuar deputetëve që të mos shfaqen në publik me kostume nga 5 mijë euro.
Deklaratën e tij e komentoi edhe deputeti demokrat Gjin Gjoni, i cili tha se nuk ishte në dijeni të kësaj deklarate, teksa shtoi me ironi se ndoshta Noka ‘i di edhe cilësitë e kostumeve’.
Gjoni gjithashtu replikoi edhe me pedagogen Arsejda Gjyli, të cilës i tha se byzylyku Hermes që ajo mbante, ndoshta nuk ishte shumë i përshtatshëm në politikë, pasi sipas tij, te qytetarët duhet të paraqitesh në mënyrë sa më të thjeshtë. /K.M
