Moti i keq “BYRON”, i cili pritet të godasë vendin nga 4 dhjetori, do të sjellë fenomene të forta në Greqinë lindore dhe jugore, sipas buletinit emergjent të Shërbimit Kombëtar Meteorologjik. Sipas parashikimeve, stuhia do të shoqërohet me reshje shumë të dendura shiu, breshër dhe stuhi të forta, me efektet që do të zgjasin deri në orët e para të 6 dhjetorit.
Meteorologët paralajmërojnë se në disa zona intensiteti i reshjeve mund të arrijë deri në 150–200 mm, ndërsa vëmendja kryesore është te rajoni i Katerinit, ku pritet goditja më e fortë. Edhe Atika do të përjetojë shira të dendur, me 60–70 mm shi.
Mbrojtja Civile ka vendosur në alarm të kuq tetë rajone: Thesalinë, Maqedoninë Qendrore, Greqinë Qendrore, ishujt Jonianë, Kretën, ishujt e Egjeut Lindor dhe zonat ishullore juglindore. Si masë sigurie, sot janë mbyllur shkollat në Symi, Hydra, Troizinia-Methana dhe Kythira, ndërsa ditën e premte nuk do të hapen shkollat në Kastelorizo.
Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të lëvizin me kujdes dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare, pasi situata pritet të evoluojë gjatë ditëve në vijim./ K.M
