Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët parshikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.
Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë./Kb
