Last Updated on 16/07/2026 by Kesjana
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Sipas SHMU, moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera –herës deri mesatare kalimtare. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente, në veri e verilindje në formë pikash.
Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 39 gradë celsius.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdetin jugor hera-herës era do të arrijë deri 14m/s./kb
