Last Updated on 26/08/2026 by Kesjana
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet me alternime vranësirash në orët e mëngjesit e kthjellimesh pas orëve të mesditës.
Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 37 grade celsius.
Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit por nuk do të mungojnë dhe reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era me drejtim veriperëndim – veri 8m/s, përgjatë vijës bregdetare kryesisht atë jugperëndimorë e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 17m/s.
Valëzim në det të forcës 2-3 ballë/kb
