Pas 23 vitesh shkëputje, Madonna do të hapë zyrtarisht ceremoninë e MTV Video Music Awards 2026.
Me 11 nominime, mbretëresha e muzikës pop po kryeson këtë vit, duke shënuar kështu herën e tretë në të gjithë karrierën e saj që ajo prin listën e nominimeve pas viteve ’90 (me “Vogue”) dhe ’98 (me “Ray of Light” dhe “Frozen”).
Për edicionin e vitit 2026, Madonna garon në disa nga kategoritë më të rëndësishme:
Videoja e Vitit: “Confessions II — The Film”
Artistja e Vitit
Kënga e Vitit: “Bring Your Love”
Performanca e fundit e Madonna-s në MTV ishte viti 2003, kur hapi show-n në një bashkëpunim historik me Britney Spears dhe Christina Aguilera.
Me 19 çmime VMAs të fituara gjatë karrierës së saj, Madonna mbetet një nga figurat më ikonike të këtij eventi.
Performanca e saj me këngën “Like a Virgin” në edicionin e parë të vitit 1984 mbetet një pikë referimi në historinë e kulturës pop. Ndër paraqitjet e saj më të shquara përfshihen edhe hapja e spektaklit me “Express Yourself” (1989), interpretimi teatral i “Vogue” i frymëzuar nga shekulli i 18-të (1990), si dhe performanca e “Bye Bye Baby” (1993).
Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt nga Los Angeles më 27 shtator, me prezantues reperin Snoop Dogg. Spektakli do të transmetohet në MTV, CBS dhe Paramount+ Premium për SHBA-të, ndërsa të nesërmen do të jetë i disponueshëm ndërkombëtarisht në Paramount+ dhe MTV./mxh
