Një grua 28-vjeçare ka vdekur nga murtaja pneumonike në qytetin siberian të Irkutskut, në Rusi, ndërsa deri në 200 persona që mund të kenë pasur kontakt me të janë vendosur në karantinë, raportojnë mediat ruse.
Viktima, Daria Shipilova, ishte teknike laboratori dhe dyshohet se e kishte marrë infeksionin gjatë punës në Institutin e Kërkimeve të Murtajës në Irkutsk. Sipas raportimeve, ajo mund të jetë infektuar pas thyerjes së një epruvete në laborator.
Autoritetet kanë vendosur në karantinë personat me të cilët 28-vjeçarja mund të ketë pasur kontakt, ndërsa nuk ka pasur menjëherë një deklaratë zyrtare nga Ministria ruse e Shëndetësisë.
Помните, как роспропаганда рассказывала нам про «боевых гусей» и «биолаборатории США»? Новости прилетели откуда не ждали — из Иркутска.
Там в государственном институте лаборантка просто… разбила пробирку с лёгочной чумой. Без всякого НАТО, диверсантов и боевых дронов с комарами. Девушка разбила емкость со смертельной заразой и никому не сказала — побоялась, что лишат премии или выговор напишут!
В результате — девушка умерла, двести человек уже в карантине, а врачи заявляют, что обычная чума не убивает так молниеносно.Сколько ещё горя, болезней и техногенных катастроф принесёт планете этот чекистский режим?
— Политик по приколу (@NaSutkiOdessa) October 2, 2026
Guvernatori i Buryatias, Alexei Chidenov, kishte njoftuar më herët në rrjetet sociale se një grua në rajonin fqinj të Irkutskut kishte vdekur nga murtaja.
Murtaja është një sëmundje infektive e shkaktuar nga bakteret. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, forma pneumonike është shumë ngjitëse dhe mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet menjëherë./k.m
