Muzeu historik i Luvrit në Paris po qëndron i mbyllur edhe sot.
Rreth 60 hetues po hetojnë krimin, i cili mendohet se është orkestruar nga një ekip grabitësish me përvojë, që dyshohet se janë të huaj.
Policia franceze është vënë në kërkim të grabitësve që vodhën tetë bizhuteri mbretërore nga muzeu.
Në Francë, grabitja ndezi një debat mbi mungesën e sigurisë në muzetë e vendit, të cilën Ministri i ri i Brendshëm Laurent Nuñez e pranoi të dielën si një pikë të dobët të madhe.
Grabitja u krye të dielën pak pas hapjes së muzeu u hap për publikun në orën 9:00 të mëngjesit.
Ata përdorën një shkallë të zgjatshme për të hyrë në Galerinë Apollo, ku ndodhet koleksioni mbretëror, dhe pajisje prerjeje për të hyrë përmes një dritareje dhe për të hapur vitrinat.
Një video e grabitjes, u transmetua në kanalet franceze të lajmeve.
Hajdutët e maskuar vodhën nëntë bizhuteri të shekullit të 19-të, njëra prej të cilave kurora e Perandoreshës Eugénie u rrëzua dhe u dëmtua ndërsa ata po arratiseshin.
Lista e sendeve të vjedhura përfshinte një gjerdan me smerald dhe diamant që Napoleoni ia dha gruas së tij, Perandoreshës Marie Louise.
Gjithashtu u vodh një diademë që dikur i përkiste Perandoreshës Eugénie, e cila ka gati 2,000 diamante dhe një gjerdan që dikur i përkiste Marie-Amelie, mbretëreshës së fundit të Francës. Ajo ka tetë safirë dhe 631 diamante, sipas faqes së internetit të Luvrit./ K.M
