Last Updated on 21/11/2025 by Kesjana
Reshje intensive të shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në fshatrat e Maliqit dhe Korçës. A2 CNN raporton se situata më problematike paraqitet në fushën e Maliqit, ku sipërfaqet e përmbytura janë shumë të mëdha.

Në fshatin Sovjan janë evakuuar nga forcat e policisë dhe zjarrfikësit disa familje pasi kanalet kulluese kanë dalë jashtë funksionit për shkak të prurjeve të mëdha.
“Na janë mbushur dhomat me ujë, plot të treja”, thotë një banore./kb

