NATO ka filluar planifikimin ushtarak për një mision të mbikëqyrjes së zgjeruar në Rrethin Arktik.
Aksioni u konfirmua nga koloneli Martin L. O’Donnell për revistën gjermane ‘Der Spiegel’ dhe sipas zyrtarit, ky mision do të ketë emrin e koduar “Roja Arktike”.
“Po bëhet planifikimi për një aktivitet të mbikëqyrjes së zgjeruar të NATO-s, me emrin e koduar Arctic Sentry”, tha koloneli Martin L. O’Donnell.
Ai nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme, duke vënë në dukje se planifikimi është ende në fazat e hershme./mxh
