Aktorja e njohur dhe fituese e çmimit Oscar, Eva Marie Saint, ka ndërruar jetë në moshën 102-vjeçare.

Ajo u bë e famshme në Hollywood gjatë viteve 1950, falë interpretimeve të saj të spikatura në filmat On the Waterfront dhe North by Northwest.

Me karrierën e saj të gjatë dhe rolet e paharrueshme, Eva Marie Saint u bë një nga figurat e rëndësishme të kinemasë amerikane.

