Dolly Parton, një nga figurat më të mëdha të muzikës country dhe një prej artisteve më të dashura në botë, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare. Lajmi u bë i ditur më 25 gusht dhe u konfirmua nga familja e saj.
Me një karrierë që zgjati më shumë se gjashtë dekada, Parton la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në muzikë, kinema, biznes dhe filantropi. Emri i saj u bë i pavdekshëm përmes këngëve si “Jolene”, “9 to 5” dhe “I Will Always Love You”, ndërsa gjatë karrierës shiti më shumë se 100 milionë disqe dhe fitoi 11 çmime Grammy.
Përveç muzikës, Dolly Parton ndërtoi një karrierë të suksesshme edhe si aktore, duke u shfaqur në filma të njohur, ndërsa më vonë u kthye në një sipërmarrëse të fuqishme dhe një prej filantropeve më të njohura.
Një prej trashëgimive të saj më të rëndësishme ishte “Imagination Library”, programi që promovoi leximin dhe shpërndau qindra miliona libra për fëmijë në mbarë botën. Ajo ishte gjithashtu themeluese dhe një figurë kyçe e Dollywood, parkut tematik në Tennessee që u kthye në një prej atraksioneve më të njohura të zonës.
Dolly Parton largohet duke lënë pas një repertor prej mijëra këngësh dhe një ndikim që shkon shumë përtej muzikës. Ajo u kthye në një simbol të kulturës amerikane dhe një prej artisteve më të rëndësishme femra në historinë e muzikës country./mxh
