Last Updated on 08/03/2026 by EL
Rrugët e Dubait janë më të qeta, por jo të zbrazura, çka vihet re edhe në qendrat tregtare më të rëndësishme apo në restorante.
Një mesazh alarmi për raketa të mundshme iraniane u përhap në të gjithë qytetin gjatë orëve të mëngjesit, por ky paralajmërim ra në një moment të dytë.
Kujtojmë që dje pati konfuzion në Dubai pasi një dron u rrëzua në afërsi të aerportit kryesor të Dubait, duke shmangur mezi një ndërtesë terminali dhe aeroplanë në pistë.
Autoritetet e Dubait ende nuk e kanë pranuar atë sulm. Mbrëmë një burrë pakistanez humbi jetën nga mbetjet që i ranë mbi kokë pas sulmeve të reja iraniane.
Ky incident shkaktoi djegien e një nga rrokaqiejve më të lartë në qytet. Nuk ka panik, por pas një jave të kësaj lufte, njerëzit e dinë shumë mirë se Dubai është ende në vijën e zjarrit, shkruan BBC. /et
