Last Updated on 05/08/2026 by Monika
Migen Duka nga Elbasani është emëruar administratori i ri i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD), duke zëvendësuar në këtë detyrë Olsen Kavallin.
Administratori i ri është prezantuar para stafit të shoqërisë nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Fludian Çuka.
Migen Duka është inxhinier hidroteknik dhe inxhinier ndërtimi. Gjatë vitit të fundit ai ka ushtruar detyrën e drejtorit të Degës Teknike në SHRUKD, ndërsa njëkohësisht është edhe pedagog në Tiranë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), që prej vitit 2024 Duka figuron ortak në një shoqëri tregtare, e cila ka si objekt të veprimtarisë projektimin dhe zbatimin e punimeve të ndërtimit për objekte civile dhe industriale, si edhe punime në infrastrukturën e kullimit dhe vaditjes./mxh
